DYLON

Dita Botërore e Ujit shënohet me aktivitete në Gjimnazit “Zenel Hajdini”

Dita Botërore e Ujit shënohet me aktivitete në Gjimnazit “Zenel Hajdini”
Avatar photo Redaksia

Për nder të Ditës Botërore të Ujit, aktivi i Shkencave të Natyrës, i udhëhequr nga kryetari i aktivit, prof.Ali Kryeziu, realizuan disa aktivitete me nxënësit e klasave të dhjeta dhe njëmbëdhjeta, thuhet në njoftimin zyrtar të Gjimnazit “Zenel Hajdini”, Gjilan.

Fillimisht, në këtë shkollë, KRU ”Hidromorava” Sh.A. Gjilan, mbajti një ligjërate shumë domethënëse lidhur me rëndësinë e ujit, me qëllim të vetëdijesimit për ruajtjen e ujit të pijshëm.

EkoHigjiena

Pas ligjëratës, nxënësit prezantuan një ekspozitë modeste, të cilët e kanë realizuar për nder të kësaj dite të rëndësishme.

Në pjesën e dytë të aktivitetit, disa nga nxënësit e klasëve të 10-ta, nën patronatin e KRU “Hidromorava” Sh.A, dhe aktivit “Shkencat Natyrore” vizituan Pendën e liqenit akumulues të Përlepnicës, si dhe panë nga afër gjitha procedurat se si komuna e Gjilanit furnizohet me ujë të pijshëm.

Në ditën e njëjtë disa nxënës të klasave të XI-ta, shpërndanë fletushka mbi vetëdijesimin ndaj ujit të pijshëm.

“Në emër të shkollës, falënderojmë përfaqësuesit e KRU “Hidromorava” Sh.A. për bashkëpunimin dhe respektin”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Gjimnazit “Zenel Hajdini”, Gjilan. 

Përndryshe, 22 Marsi, që nga viti 1993 me vendimin e OKB-së shënohet si Dita Botërore e Ujit. /2LONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.