/2L ONLINE/ – Dita botërore e shëndetit mendor e ngrit vetëdijen e shoqërisë lidhur me çështjen e shëndetit, dhe kjo ditë promovon diskutime të hapura mbi çrregullimet mendore, investimet në parandalimin dhe shërbimet trajtuese si dhe kujdesi ndaj shëndetit mendor e ngrit vetëdijen e shoqërisë ndaj personave me probleme të shëndetit mendor. Njeriu i shëndosh është ai individ i cili është i aftë të krijoj raporte harmonike me njerëz dhe në mënyrë konstruktive t’i harmonizojë ndryshimet, fizike, psikike, emocionale, sociale për marrëdhënie harmonike me persona të tjerë.
Psikologët janë të interesuar për zgjidhjen ose se paku për zvogëlimin e probleme të ndryshme të njerëzve në familje, në shkollë, në vendet e punës dhe në fusha tjera posaçërisht në mbrojtën e shëndetit psikik. Kujdesi ndaj shëndetit mental është i rëndësishëm, sepse njeriu pavarësisht nga mosha, gjinia, niveli i shkollimit kalon nëpër situata krizash të ndryshme, situata stresuese, emocionale, frustruese, konfliktet, depresion, stres etj., andaj kujdesi i shëndetit mental është primare dhe thelbësore për kryerjen e aktiviteteve në mënyrën e jetës efektive.
Psikologjia e shëndetit trajton të gjitha ndikimet e gjendjeve tona fizike tek psikika jonë dhe anasjelltas, të çrregullimet me bazë psikike, të cilat rëndojnë gjendjen shëndetësore. Udhëheqja e këshillimit është proces gjatë të cilit nuk trajtojnë vetëm disa probleme dhe zgjedhjen e mundshme të tyre, por zbulojnë dhe përpunojnë (në masë të kufizuar) qëndrimet dhe emocionet të personit që kërkon ndihmë.
Për këshillimin dhe aplikimin e tij, vendosim kur vërejmë sesa janë të fuqishëm afektet, emocionet e shfaqura në një situatë dhe sa kohë te një person ose më shumë sosh zgjatë një problem, vështërsi e caktuar, d.m.th., për vetë procesin e udhëheqjes aplikimit të këshillimit është me rëndësi t’i ndihmojnë individit në evitimin e vështërsive apo problemeve që e shqetësojnë.
Pra këshillimi përmban aktivitet qëllimi i të cilit është ndryshimi i qëndrimeve, adaptimi i individit apo grupit, rrethit ku jeton. Në procesin e këshillimit është me rëndësi raporti ndërmjet individit dhe rrethit.
Marrëdhëniet me individ të tjerë kërkojnë nga çdo njeri nivel të caktuar socializimi, i cili e nxit personin të mësoj disa aktivitete sociale dhe të fitojë përvojë, me ndihmën e së cilën do të inkuadrohet në mësimin social. Andaj, të marrësh rrugën për tek psikologu nuk do të thotë patjetër që ke një problem mendor. Problemet e këshillimit që do të trajtohen nga një psikolog, variojnë nga natyra e shqetësimit që mund të kemi. /2L ONLINE/
/autori është psikolog klinik/