DYLON

Dita Botërore e (pa)shëndetit – 7 Prilli si 1 Prilllllliii !

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – 7. Prilli – Dita Botërore e Shëndetit është një forum për informim dhe diskutim rreth shëndetit në botë. Festohet në Kosovë njësoj si në 193 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të OBSH-së.

Më 2.Prill u shënua Dita Botërore e autizmit e më 17.Prill do të shënohet Dita Botërore e hemofilisë. 22.Prilli është Ditë Botërore e Planetit Tokë / Dita e Tokës e cila me begatinë, pastërtinë, vegjetacionin… drejtëpërsëdrejti ndikon në shëndetin tonë. Natyra frymon në bashkveprim të plotë. Të paktën kur kemi të bëjmë me shëndetin / shëndetsinë, institucionet e Republikës së Kosovës ( këtu mendojmë në Kuvendin dhe Qeverinë ), duhet poashtu të bashkveprojnë sepse shëndetsia nuk mund të fokusohet e ndarë, e izoluar nga ndikimet e bashkveprimet, interferimet…me fushat e sektorët tjerë.

EkoHigjiena

Shëndeti dhe Mjedisi i pastër shëndetshëm e i sigurt; Ushqimi i shëndetshëm, cilësor e i sigurt ( që vie nga natyra / mjedisi, kryesisht nga importi ?! ); Arsimi e edukimi ( me fokus, kësaj rradhe, për të pasur informata, njohuri…kulturë e vetëdijësim të mjaftuar për t i njohur lëmenjtë e cekur më parë dhe lëmenjtë e tjerë relevantë ), siguria, bëjnë pjesë edhe mes të drejtave themelore të konsumatorit. Këto të drejta garantohen edhe me Kushtetutën e të gjitha shteteve demokratike. Sa janë Ministritë interaktive, bashkpunuese në kuadrin e Qeverisë, që e përkrahin edhe shëndetin e mirë të qytetarit / konsumuesit të shërbimeve shëndetsore e farmaceutike, konsumatorin taksapagues dhe gjenerues kryesor të Buxhetit të Republikës së Kosovës – dhe shëndetësinë në tërësi – pacientin pra ?

Problemet e shumta në mjedis kanë refleksion të drejtëpërdrejtë në shëndetin e qytetarit / konsumatorit të Kosovës. Janë 5 ndotës të mëdhenjë të mjedisit në vetëm afro 11.000 km2 të cilët ndotin mjedisin me “ sponzorimin “ e drejtëpërdrejtë të Institucioneve, Asociacioneve, Mekanizmave, Zyrtarëve…të Shtetit. FERONIKELI, KEK-u, SHARR CEM-I e TREPÇA nuk kanë qasje miqësore ndaj mjedisit dhe qytetarit / konsumatorit të aseteve e dhuntive të natyrës – që janë parakusht i shëndetit të mirë, i të ushqyerit të shëndetshëm dhe i sigurimit të bimësisë farmaceutike. Ndotësit e pestë jemi ne qytetarët e motorizuar me mbi 400.000 automjete të cilat ndezin naftë edhe me deri 200 hetë më shumë “ ppm “ seq lejojnë standardet e BE-së. Para dy muajsh patëm edhe aferën me tentim helmimin masiv të fëmijëve në çerdhe dhe të nxënësve në shkolla. Në bazë të kërkesës së Org KONSUMATORI Drejtorati i PK për krime të rënda dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës i nisën hetimet.

Por, kërkesën për nisjen e hetimeve nuk e bënë, nuk e përkrahën…as nuk u deklaruan MAPH, MSH, MBZHPR, MTI, MASHT-i…as Qeveria ?!

Ky është përkushtimi, interaktiviteti, proaktiviteti, etika profesionale…?! Mendojmë se MAPH nuk është mjaft aktive në vëzhgimin, kontrollin, kujdesin… dhe mbrojtjen e mjedisit. Te mbrojtja e tregut përgjegjësia është e MTI-së, Doganave dhe Mekanizmave tjerë të mbikqyrjes dhe inspektimit të tregut.

Cilësia e ajrit, sipërfaqes së tokës dhe e ujit ndikojnë drejtëpërsëdrejti në cilësinë dhe shëndetshmërinë e jetesës, në cilësinë e sigurinë ( shëndetshmërinë ) e botës bimore e shtazore / artikujve ushqimorë të kësaj origjine dhe në mbrojtjen e imunitetit të organizmit të akcilit qytetar / konsumator. Dyshimet për mjedisin e degraduar mbështeten me numrin në rritje të qytetarëve / konsumatorëve / pacientëve të prekur nga kanceri, sëmundjet e traktit respirator, të sëmurëve nga zemra…

Natyra, mjedisi, ambienti i degraduar ulë cilësinë dhe sigurinë ( shëndetshmërinë ) e prodhimeve nga sektori i agrobizneseve duke e bërë punën në këtë sektor më të mundimshme, më të kushtueshme, më pak konkurruese…dhe më pak të shëndetshme e të ndikueshme nga produktet e njëjta nga importi.

Ministria e Shëndetësisë 7.Prillin, Ditën Botërore të Shëndet(it)ësisë sivjet e dëshmon me përkushtimin për parandalimit dhe kontrollin e sëmundjeve që përhapen përmes vektorëve (bartësve). Në këtë kuadër Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në bashkëpunim me Komunën e Malishevës organizojnë shënimin e kësaj dite në mënyrë simbolike në Malishevë, duke trajtuar çështjen e Etheve Hemorragjike Krime-Kongo. Edhe një dëshmi që, përkundër angazhimeve e investimeve, mjedisi i papastër dhe i patrajtuar si e sa duhet, rrezikon shfrytëzuesin / konsumuesin e shërbimeve shëndetsore, që njëherit është taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit të Republikës së Kosovës prej nga finansohen edhe Titujt e apostrofuar ?!

Ani se shëndeti është pasuri / aset / pronë e shfrytëzuesit / konsumuesit të shërbimeve shëndetsore, ndërsa shëndetsia një fushë e interesit të qytetarit – shfrytëzuesit / konsumuesit të shërbimeve shëndetsore, titujt e apostrofuar po dëshmojnë se nuk kanë vullnet të përmbarojnë obligimin rreth informimit, edukimit, arsimimit…vetëdijësimit të shfrytëzuesit / konsumuesit të shërbimeve shëndetsore e farmaceutike – pacientit pra.
7.Prillin do ta shënojnë në Malishevë me SHOW MEDIAL, duke pretenduar se punën e tyre të informimit do ta kryejnë mediumet e informimit – prej të cilëve vetëm dy janë publikë. Por jo duke i përdorur praktikat më të mira, sipas udhëzimeve etike, profesionale të vetëdijësimit dhe trajtimit të tyre si partnerë. Këto janë dëshmi se datat e shënuara, të cilat po shfrytëzohen për sensibilizim ( dhe mirë po bëhet që po shfrtyëzohen për këto qëllime ) në të vërtetë akoma nuk kanë “ zbritur “ deri te Shfrytëzuesit / konsumatorët e shërbimeve shëndetsore / farmaceutike… deri te pacientët në Kosovë.

Ministria e shëndetsësië na premtoi njohjen e të drejtës sonë për t i matur performansat dhe për të na informuar, edukuar, arsimuar… vetëdijësuar. Por mbeti te premtimet dhe parapëlqei të “ mos ndahet nga shoqëria “ me ministritë tjera përtace e të painteresuara për kauzën, të drejtat, intereset dhe dinjitetin e konsumatorit – ku bëjnë pjesë edhe vet edhe famljet e tyre ?!

Gati dy vite po bëhen nga draftimi i propozimit të MEMORANDUMIT TË BASHKPUNIMIT nga Org. KONSUMATORI i cili do t ia njihte shfrytëzuesit / konsumuesit të shërbimeve shëdetsore e farmaceutike – pacientit pra të drejtën e matjes / vlerësimit të cilësisë së ofertës e të shërbimit shëndetsore dhe performances së mantelbardhëve.
Në dhjetor u themelua e promovua publikisht telefoni gratis dhe e-mail adresa ku shfrytëzuesit / konsumuesit e shërbimeve shëdetsore e farmaceutike – pacientët do të mund t i adresonin shqetësimet. Për më shumë se 3 muaj akoma nuk është mbajtur asnjë takim i Komisionit shqyrtues për trajtimin e ankesave. Ndjehemi të mashtruar.
Komisionet e etikës profesionale nëpër spitalet Rajonale / Komunale, që duhet t i trajtojnë ankesat e pacientëve nuk e punojnë punën për të cilën janë themeluar për shkak të obstruksionit: Pacientët mbeten të painformuar ndaj ata, duke mos i njohur të drejtat e obligimet, mbeten pa e shfrytëzuar këtë të drejtë. E komisioni i etikës profesionale në QKUK merret me trajtimin selektiv të ankesave, ka konflikte interesi përbrenda ( edhe për shkak të anëtarëve me poste menaxheriale ), dhe ankesat për shqyrtim I cakton sipas preferencave–që e pengon këtë proces.

Bordit të etikës profesionale në MSH, për shkak të informimit të dobët të pacientit për të, drejtat e obligimet, i adresohen tepër pak ankesa për shqyrtim.

Komisionit për lejimin e mjekimit / operacioneve jasht Kosovës ose në Institucionet spitalore të jashtme në Kosovë i mungon infrastrukturë e qartë dhe e detajuar, Rifreskimi i së cilës po zhagitet. Grumbullimi privat, individual…i ndihmave në rrugë, banesa e shkolla për shërimin e pacientëve jasht Shtetit, i cili po shfrytëzohet edhe për keqpërdorime, dëshmon se ky Komision nuk komunikon me nevojat e kërkesat e shfrytëzuesit të këtyre shërbimeve, konsumatorit taksapagues – pacientit. Për disa pacientë Komisioni në fjalë është i paarritshëm, e disa dyshojnë se është tepër i mbyllur, lehtësisht i arritshëm për disa të tjerë, e nga disa edhe i monopolizuar.

Institucionet shëndetsore të tre niveleve nuk janë duke e njohtuar akoma shfrytëzuesin / konsumuesin e shërbimeve shëndetsore e farmaceutike – pacientin për të drejtat dhe obligimet, nuk udhëzohet as nuk njohtohet…Kemi shumë raste të evidentuara kur ai nuk trajtohet dinjitetshëm ?!

Akoma nuk përpunohen statistikat, nuk bëhen obduksionet ( ndaj nuk kemi pasqyrë të qartë për arsyet e vdekjeve, për numrin e lartë të vdekjeve për shkak të “ virusit të spitalit “…e për përgjegjësitë.
Nuk po hetohen prishjet e qëllimshme të aparaturave, mungesat e materialeve, të medikamenteve nga lista esenciale…manipulimet me listat dhe blerjet e medikamenteve nga kjo listë me çmime shumëfish më të larta ?!

Nuk po ndalen as nuk po hetohen udhëzimet enorme te klinikat private e me emër e adresë të caktuar. Ka shushurima se për këto udhëzime ka edhe “ direktiva “, se mjekët ( disa prej të cilëve punojnë në të dy institucionet shëndetsore ) marrin edhe komisione të majme të cilat arrijnë edhe deri në 50 % nga çmimi i shërbimit. Komsione / përqindje mjekët marrin edhe për përshkrimin e medikamenteve me emra komercial – anise e kanë të ndaluar. Për shërbime të tilla mjekët, përveç komisioneve që i marrin ata dërgohen familjarisht edhe në “ kongrese e konferenca “ buzë detit.

Kjo superstrukturë e shoqërisë, mantelbardhët e Kosovës, është plotësisht e painteresuar, ose e paaftë, e paorganizuar, e pamotivuar…për t i pastruar rradhët e veta dhe për të filluar seriozisht të bazojë këtë profesion tepër të ndritur mbi Betimin e Hipokratit, Etikën e Deontologjisë Profesionale, Moralin Intelektual e Civilizues…mbi Ligjet.

Jemi shumë të interesuar që të gjitha Institucionet, Asociacionet dhe Mekanizmat e Kosovës të fillojnë të zbatojnë Ligjet për të na informuar, edukuar, arsimuar… vetëdijësuar neve qytetarëve / konsumatorëve të shërbimeve shëndetsore e farmaceutike – pacientëve për të drejtat e obligimet tona.

Jemi shumë të interesuar që Ministria e Shëndetësisë të fillojë të na njohë e mundësojë të drejtën tonë Ligjore për të matur cilësinë / performansën e ofertës / shërbimeve shëndetsore – që ishte edhe ide / propozim e ofertë edhe e vet MSh-së.

Ministria e Shëndetësisë nënshkroi kontratat e reja me spitalet Rajonale / Komunale për vitin 2014. Me këto kontrata këto Institucione të shëndetsisë primare e sekondare përfitojnë afro 2.4 MLN € para tona / publike të shfrytëzuesit / konsumuesit të shërbimeve shëndetsore e farmaceutike – pacientit pra, por pa na pyetur fare dhe pa na njohur për të drejtën ligjore që na takon për t i matur cilësitë e produkteve dhe performansat e shërbimeve shëndetsore ?!

Mungesa e marrëveshjeve mes Kosovës dhe vendeve me raporte tregtare për njohjen / garantimin reciprok të dokumentacionit përcjellës të produkteve në eksport / import; Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës, pra as e Kushtetutës dhe e ligjeve të Kosovës – së këndejmi as e obligimeve ndaj kujdesit dhe mbrojtjes së konsumatorit; Bashkpunimi / rrjeti kriminal i bizneseve vendore me ato të jashtme në shkeljet e ligjeve në fuqi; Motivimi i pamjaftueshëm kuadrovik, teknik e material i Mekanizmave të mbikqyrjes e inspektimit të tregut / mbrojtjes së konsumatorit; Dallimi i madh i cilësisë së produkteve në vendet e origjinës, në vendet e BE-së dhe në Kosovë…bëjnë që qytetari / konsumatori të rrezikohet edhe nga brenga, shqetësimi, nga pasiguria, presionet……stresi…Por edhe nga gjendja faktike dhe e kënaqëshmërisë së pamjaftueshme konform obligimeve të përmbushjes së standardeve.
Të gjitha këto e bëjnë shëndetsinë më të kushtueshme, shërimin më të vështirë e Arkën e Shtetit më të varfër.

Org. KONSUMATORI pati reaguar edhe në mbrojtje të 735 pacientëve të rinjë në vit të prekur nga kanceri; Për kujdesin e mbrojtjen e pacientëve të goditur nga sëmundjet respiratore, zemra, organet e tretjes…për shkak të ajrit, sipërfaqes së tokës dhe ujit të kontaminuar; Për lëngjet që na rrezikojnë shëndetin; Për derivatet e rrezikshme të naftës; Për mjedisin stresues; Për ndotjen e mjedist nga zhurma…edhe nga retorika e nivelit të ulët nëpër Institucionet e Shtetit ?!

Natyrisht se kemi reaguar edhe kundër rrezikimit nga AFLATOKSINA M1, Fitohormonet e tepruara, pesticidet e tepruara në pemë e perime…të gjitha kanceroze ?! Reaguam edhe për aditivet e tepruara në bukë, për dyshimet tona për hormonet e antibiotikët e pakontrolluar në trajtimin e kafshëve ( për mish e për qumësht dhe nënprodukte të qumështit )…por Ministritë kompetente nuk raeguan, as Miistria e Shëndetsisë, as Qeveria, as….askush ?!

Patëm edhe MUAJIN dhe DITËN ( 15.MARSI ) BOTËRORE TË TË DREJTAVE TË KONSUMATORIT, që ishte Muaji dhe Dita edhe e pacientit – konsumues i shërbimeve, i ofertës shëndetsore, spitalore e farmaceutike për të cilat as Ministria Shëndetsisë, as QKUK, as asnjë institucion shëndetsor, asnjë klinikë, asnjë mantalbardhë, që aq shumë para vjelin nga pacienti – konsumues i shërbimeve të tyre, nuk e ndërmorën asnjë veprim që do t i respektonte ose denjonte ata, asnjë përkrahje, as…asnjë aktivitet ose veprim të nevojshëm pozitiv të paktën me shoqërinë civile e cila merret me kauzën e konsumutarit – edhe të pacientit konsumues të shërbimeve të tyre ?!

Nuk ka simptome se kjo DITË BOTËRORE E SHËNDETIT – 7.PRILLI, do të sjellë ndonjë ndryshim, përmirësim, bonitet…diç më të mirë. Megjithate, për të shprehur të paktën vullnetin e mirë, keqardhjen, pendimin me gjendjen shumë larg standardeve dhe për të dërguar mesazh shpresëdhënës ka mjaft kohë; Ka kohë që të paktën Sindikatat e mantelbardhëve të kërkojnë trajtim më të denjë të pacientit, të konsumuesit të shërbimeve shëndetsore, spitalore e farmaceutike; Ka kohë që individët të cilët nuk duan të identifikohen me këto ( ndoshta ) etiketime të nisin proçeset e ndryshimit të trajtimit të pacientit – konsumuesit të shërbimeve të tyre, duke u nisur nga klinikat e QKUK-ës e gjetiu ku pacienti konsiderohet i shtypur dhe pa të drejta, i keqtrajtuar dhe i “ padenjë “ për të qenë partner së bashku me paranë e dyfishtë që e ndanë për shëndetësi. Të githë këta, në veçanti Ministria e Shëndetsisë, duhet t i ndërmarrin veprimet e duhura në drejtim të rivendosjes e ngritjes së besimit dhe pajtimit me pacientin të cilit i shërbejnë, për të cilin ekzistojnë dhe të cilit i kushtojnë tepër shtrenjtë.

Org. KONSUMATORI, Kosovë, Prishtinë,

Selatin Kaçaniku, kryetar

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.