DYLON

Dita Botërore e Hipertensionit shënohet në QKMF-të e Komunës së Gjilanit

Dita Botërore e Hipertensionit shënohet në QKMF-të e Komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të Komunës së Gjilanit u shënua Dita Botërore e Hipertensionit, përmes aktiviteteve sensibilizuese të organizuara nga stafi shëndetësor.

“Matni tensionin e gjakut me saktësi, kontrolloni atë, jetoni më gjatë”, thuhet në njoftimin e QKMF-së së Gjilanit.

EkoHigjiena

Gjatë këtij aktiviteti, qytetarëve iu ofrua shërbim falas për matjen e tensionit arterial, si dhe këshilla të shkurtra shëndetësore, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për parandalimin dhe menaxhimin e hipertensionit – një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare.

Ky aktivitet reflekton përkushtimin e vazhdueshëm të profesionistëve shëndetësorë për promovimin e shëndetit publik dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për kujdesin ndaj shëndetit të zemrës, thuhet në njoftimin e QKMF-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.