DYLON

Diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim drejtorin Rajonal për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Holger Muent, ku diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Me këtë rast, Ministri Hamza e njoftoi z. Holger Muent për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal. Sipas tij, Ministria e Financave fokus kryesor në këtë mandat do të ketë mbështetjen dhe përkrahjen e sektorit privat, sepse jemi të sigurt se sektori privat do të jetë bartës kryesor i rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të qëndrueshme të punës.

Në këtë takim, gjithashtu u diskutua për mbështetjen që ka dhënë BERZH-i deri më tani për financimin e projekteve kapitale të Qeverisë, në veçanti për projektet infrastrukturore, në sektorin e transportit, në sektorin e ujërave të zeza, si dhe për mbështetjen e skemës për garantimin e kredive.

EkoHigjiena

Ndërsa, drejtori Rajonal për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Holger Muent shprehi gatishmërinë e BERZH-it që ta ndihmojë Kosovën edhe në të ardhmen në fushat të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.