DYLON

Diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit, në veçanti në fushën e financave dhe regjistrimit të pronave

Diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit, në veçanti në fushën e financave dhe regjistrimit të pronave
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punën e ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë për Kosovën, Anders Wollter, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e financave dhe regjistrimit të pronave.

Me këtë rast, Ministri Hamza e falënderoi z.Anders Wollter për ndihmën dhe kontributin e tij dhe të shtetit Suedez që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për institucionet e Kosovës, për projekte që finacohen nga shteti suedez, në veçanti për projetin ”Protax2” që është në kuadër të Departamentit të Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave, si dhe e njoftoi ate edhe me procesin e përfundimit të miratimit të Ligjit të ri të tatimit në pronë nga Kuvendi i Kosovës si dhe për fillimin e përgatitjeve të udhëzimeve administrative që derivojnë nga Ligji për fjalë.

Ndërsa, i ngarkuari me punën e ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë për Kosovën Anders Wollter, e falënderoi Ministrin Hamza për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën. Ai gjithashtu e njoftoi ministrin se shteti Suedez ka marrë vendim për nënshkrimin e Marrrëveshjes që përmes SIDA-s dhe Agjencionit të Taksave të Suedisë të vazhdojë projektin për Kosovën ” Protax2” deri në vitin 2020, e cila Marrëveshje pritet të nënshkruhet së shpejti.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.