DYLON

Diskutojnë për thellim të bashkëpunimit ekonomik

Diskutojnë për thellim të bashkëpunimit ekonomik
Avatar photo Redaksia

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka vazhduar takimet me zyrtarë të lartë të Emirateve të Bashkuara bashkë me stafin e tij, në një vizitë zyrtare që po qëndron me ftesë të ministrit të ekonomisë së këtij shteti, z.Sultan Bin Saeed Almansoori.

Shala bashkë me shefin e kabinetit Durim Limaj dhe kryeshefin e KIESA-s ka takuar sekretarin për investime të huaja në Ministrinë e Ekonomisë së Emirateve të Bashkuara Abdulla Ahmed Al Saleh.

Ministri theksoi se me Al Saleh kanë biseduar miqësisht dhe e ka njoftuar për mundësitë që ofron Kosova për investime, duke theksuar se vendet tona janë mike, dhe këtë miqësi duhet të vazhdojmë ta kultivojmë, duke u lidhur më shume ekonomikisht.

EkoHigjiena

“Emiratet e Bashkuara janë shembull se si një burim natyror është kthyer në mjet për zhvillim, por politikat e duhura ekonomike kanë bërë që ky burim tashmë të mos jetë gjeneruesi kryesor ekonomik. Ne duhet ta përdorim kapitalin tonë njerëzor dhe ekonomike në mënyrë që të vazhdojmë me krijimin e politikave të duhura që thithin më shumë investitor, që rrisin punësimin, eksportin dhe zhvillojnë vendin”, theksoi ministri Shala gjatë takimit.

Ministri Shala po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe në konferencën vjetore të investimeve, me temë: “Platforma për Investime Botërore”, ku po marrin pjesë 140 shtete nga vendet e ndryshme të botës, e në mesin e tyre edhe Republika e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.