DYLON

Diskutojnë për të drejtat e punëkërkuesve

Diskutojnë për të drejtat e punëkërkuesve
Avatar photo Redaksia

Të drejtat e punëkërkuesve, qasja e barabartë në shërbimet e punësimit dhe sfidat në tregun e punës kanë qenë në fokus të një takimi të zhvilluar në Zyrën e Punësimit në Gjilan.

Udhëheqësi i Zyrës së Punësimit në Gjilan, Petrit Vokshi, priti në takim përfaqësuesin e Avokatit të Popullit, Shemsedin Mustafa, me të cilin diskutoi çështje që lidhen me garantimin e të drejtave të qytetarëve gjatë ofrimit të shërbimeve të punësimit.

EkoHigjiena

Vokshi tha se në takim është diskutuar veçanërisht për rëndësinë e trajtimit të barabartë të të gjithë punëkërkuesve dhe parimit të mosdiskriminimit.

“Diskutuam për të drejtat e punëkërkuesve, qasjen e barabartë në shërbimet e punësimit, mosdiskriminimin dhe sfidat që paraqiten në tregun e punës”, tha Vokshi.

Sipas tij, takimi ishte i rëndësishëm edhe për shkëmbimin e informatave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, me synim adresimin më efektiv të çështjeve që prekin qytetarët, .

“Bashkëpunimi institucional është i rëndësishëm për adresimin sa më efektiv të çështjeve që lidhen me të drejtat e qytetarëve dhe për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore”, theksoi Vokshi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.