DYLON

Diskutojnë për sigurinë në festat e fund vitit dhe parandalimin e problemit me lojërat në Tik-Tok

Diskutojnë për sigurinë në festat e fund vitit dhe parandalimin e problemit me lojërat në Tik-Tok
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan, Agim Lipovica, ka prit në takim drejtoreshën e Inspeksionit Entela Hyseni dhe drejtorin e Arsimit Shpend Nuhiun, ku kanë diskutuar lidhur me sigurinë për festat e fundit vitit dhe problemin me lojërat e rrezikshme që po qarkullojnë në rrjetin social Tik-Tok në Komunën e Gjilanit.

Komandanti Agim Lipovica, tha se duhet angazhuar bashkërisht në parandalimin e problemeve dhe me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët për festat e fundit dhe në shkolla, ku po paraqiten problem si shkak i lojërave në Tik-Tok.

EkoHigjiena

“Duhet ndërmarrim masa parandaluese me rritjen kontrolleve policore, inspektorëve për festat e fund viti dhe angazhimin e mësimdhënësve në parandalimin e problemeve me lojërat e Tik-Tokut tek nxënësit dhe rritjen e sigurisë”, tha Lipovica.

Drejtoresha e Inspeksionit, Entela Hyseni, tha se do të vazhdon bashkëpunimi i mirë me policinë për festat e fund vitit, për krijimin e një mjedisi të sigurt.

Drejtori për Arsim Shpend Nuhiu, tha se ka kërkuar nga mësimdhënësit e prindërve angazhim maksimal në parandalimin e fenomenit të shkaktuar nga lojërat e rrezikshme që po qarkullojnë në rrjetin social Tik-Tok.

Nga policia dhe komuna, kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët që të kujdesen për sigurinë për festat e fund vitit e po ashtu angazhim lidhur me parandalimin e problemit me lojërat e rrezikshme që po qarkullojnë në rrjetin social Tik-Tok.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.