DYLON

Diskutojnë për rrugëtimin e mëtutjeshëm të “Vatrës”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kushtrim Kadriu- Koordinator i Lëvizjes ”Vatra”, së bashku me anëtarët e kryesisë Enver Haziri dhe e Basri Daku vizituan Degën e Lëvizjes Qytetare ”Vatra” në Fushë Kosovë, ku u pritën nge Kryetari i degës Fehmi Ramadani me Bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit u diskutua për ecjen e “Vatra-s” në nivel lokal në Fushë Kosovë si dhe në nivel vendi.

EkoHigjiena

Kryetari Fehmi Ramadani njoftoi për ecurinë e degës, shtrirjen e saj në terren dhe për rritjen që po përjeton “Vatra” çdo ditë në Fushë Kosovë, me kuadro të reja që po i afrohen idesë dhe vizionit politik të Lëvizjes Qytetare”Vatra”.

Mysafirët u ndanë të kënaqur me punën e madhe dhe me angazhimin e madh që është duke u bërë nga kryetari dhe kryesia e degës në Fushë Kosovë në përhapjen e idesë politike dhe programit politik të “Vatrës” tek banoret e Fushë Kosovës. Hapi i Fushë Kosovës do te ndiqet edhe në qytetet tjera të Kosovës duke besuar në fuqizimin e Lëvizjes ”Vatra” për zgjedhjet e ardhshme Lokale e Qendrore.

Në fund të vizitës u mbajt edhe një takim për kafe me luginasit që ka kohe që po praktikohet nga dega e Lëvizjes ”Vatra” në Fushë Kosovë ku u diskutua me qytearë për tema të ndryshme që po e preokupojnë jetën e tyre. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.