DYLON

Diskutojnë për reformat e planifikuara në sektorin e shëndetësisë

Diskutojnë për reformat e planifikuara në sektorin e shëndetësisë
Avatar photo Redaksia

Drejtues të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS), në Komunën e Gjilanit kanë bërë me dije se sot u mbajt takimi me përfaqësuesit e subjekteve politike, me qëllim të diskutimit të reformave të planifikuara në sektorin e shëndetësisë në Komunën e Gjilanit.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi ka bërë ne dije se gjatë takimit u prezantuan analizat dhe arsyetimet që mbështesin nevojën për riorganizimin e shërbimeve shëndetësore, me fokus në shfrytëzimin më efikas të burimeve njerëzore dhe materiale, përmirësimin e qasjes së qytetarëve në shërbime dhe ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

EkoHigjiena

Sipas saj, pjesëmarrësit patën mundësinë të paraqesin qëndrimet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre lidhur me procesin e reformave, duke kontribuar në një diskutim konstruktiv dhe transparent.

“Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mbetet e përkushtuar që çdo ndryshim dhe reformë të ndërmerret në interes të qytetarëve, duke u bazuar në analiza profesionale, nevoja reale të popullatës dhe parimet e ofrimit të shërbimeve cilësore shëndetësore”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së, Mimoza Kadriu Qerimi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.