DYLON

Diskutojnë për mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve

Diskutojnë për mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve
Avatar photo Redaksia

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi znj. Krenare Sogojeva Dërmaku zhvilloi sot takim me Komisionerin për Mbikëqyrjen e Procesit të Përgjimeve të Komunikimeve Elektronike, Afrim Shala, njëherësh gjyqtar i Gjykatës Supreme të Kosovës.

Në takim u diskutua për çështje që lidhen me përgjimin e komunikimeve nga institucionet e autorizuara me ligj, me fokus të veçantë në ligjshmërinë e këtij procesi, mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale, si dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve.

EkoHigjiena

Pjesë e diskutimit ishte edhe rëndësia e mbikëqyrjes së këtij procesi dhe nevoja që përgjimi, si një masë që ndërhyn drejtpërdrejt në privatësinë e individit, të zbatohet vetëm në rastet dhe sipas procedurave të përcaktuara me ligj, duke respektuar parimin e proporcionalitetit.

Gjithashtu, u diskutua për rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve në këtë fushë, duke pasur gjithmonë parasysh natyrën konfidenciale të procesit të përgjimeve.

Të dy palët vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave, me qëllim që mekanizmat e mbikëqyrjes të funksionojnë në mënyrë sa më efektive dhe që përdorimi i masave të përgjimit të jetë gjithmonë në përputhje me ligjin dhe me respektimin e të drejtës për privatësi.

AIP do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse, në kuadër të kompetencave të saj, për të kontribuar në forcimin e standardeve të mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë së qytetarëve, thuhet në fund të njoftimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.