DYLON

Diskutojnë për kualitetin dhe kontrollimin e ujit të pijshëm

Diskutojnë për kualitetin dhe kontrollimin e ujit të pijshëm
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Kamenicë, Suna Zajmi-Krasniqi, është takuar me drejtorin e kompanisë “Hidromorava”njesia në Kamenicë, Sherif Thaqi, me të cilin kanë diskutuar për marrjen e mostrave dhe kontrollimin në përgjithësi të ujit të pijshëm dhe të puseve.

Drejtoresha, Suna Zajmi-Krasniqi, ka thënë se në kuadër të marrëveshjes që komuna ka me Institutin Rajonal të Shëndetit Publik, marrja e mostrave do të vazhdoj.

“Ne jemi duke u munduar për rregullimin e kualitetit të ujit të pijshëm në të gjithë territorin e komunës tonë aty ku është e nevojshme. Shëndeti i qytetarëve tanë është tejet i rëndësishëm”, ka thënë ajo.

EkoHigjiena

Edhe drejtori Sherif Thaqi, theksoi se janë duke punuar që kualiteti i ujit të pijshëm të jetë në nivelin e duhur.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.