Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Kamenicë, Suna Zajmi-Krasniqi, është takuar me drejtorin e kompanisë “Hidromorava”njesia në Kamenicë, Sherif Thaqi, me të cilin kanë diskutuar për marrjen e mostrave dhe kontrollimin në përgjithësi të ujit të pijshëm dhe të puseve.
Drejtoresha, Suna Zajmi-Krasniqi, ka thënë se në kuadër të marrëveshjes që komuna ka me Institutin Rajonal të Shëndetit Publik, marrja e mostrave do të vazhdoj.
“Ne jemi duke u munduar për rregullimin e kualitetit të ujit të pijshëm në të gjithë territorin e komunës tonë aty ku është e nevojshme. Shëndeti i qytetarëve tanë është tejet i rëndësishëm”, ka thënë ajo.
Edhe drejtori Sherif Thaqi, theksoi se janë duke punuar që kualiteti i ujit të pijshëm të jetë në nivelin e duhur.