DYLON

Diskutojnë për krijim të mundësive më të mira për aftësimin dhe integrimin në tregun e punës të kategorive sociale

Diskutojnë për krijim të mundësive më të mira për aftësimin dhe integrimin në tregun e punës të kategorive sociale
Avatar photo Redaksia

“Sot pata kënaqësinë të pres në takim udhëheqësin e Zyrës së Punësimit në Gjilan, z. Petrit Vokshi së bashku me ekipin e tij. Gjatë takimit diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me qëllim të krijimit të mundësive më të mira për aktivizimin, aftësimin dhe integrimin në tregun e punës të kategorive sociale, veçanërisht të grupeve më të ndjeshme”, ka thënë drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit, Mimoza Kadriu Qerimi.

Sipas saj, vëmendje e veçantë iu kushtua nënave vetushqyese, personave me aftësi të kufizuara dhe kategorive të tjera në nevojë, duke synuar që përmes bashkëpunimit institucional të krijohet mundësia konkrete për punësim, pavarësi ekonomike dhe përfshirje të tyre në shoqëri.

EkoHigjiena

“Bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor për të kaluar nga mbështetja sociale drejt fuqizimit dhe pavarësimit ekonomik të qytetarëve”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së, Mimoza Kadriu Qerimi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.