DYLON

Diskutojnë për fushën e turizmit në Komunën e Gjilanit

Diskutojnë për fushën e turizmit në Komunën e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Drejtues të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik (DZHE) kanë pritur në takim ushtarët e KFOR-it Amerikan me rotacion në Komunën e Novobërdës.

Drejtori i DZHE-së, Enver Shabani ka bërë me dije se qëllimi i këtij takimi ka qenë të diskutohet rreth fushës së turizmit në Komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

“Gjatë takimit zyrtarja për sektorin e turizmit ka prezantuar para ushtarëve të KFOR-it për fushën e turizmit aktual në Komunën e Gjilanit si dhe planet e parashikuara për turizmin në të ardhmen”, ka bërë me dije drejtori Shabani.

Ai ka falënderuar ushtarët e KFOR-it për takimin e mbajtur dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe komunikim ndërmjet veti në lidhje me fushën e turizmit në Komunën e Gjilanit i cili si sektor ka ndikim pozitiv në zhvillimin e ekonomik lokal.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.