Drejtues të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik (DZHE) kanë pritur në takim ushtarët e KFOR-it Amerikan me rotacion në Komunën e Novobërdës.
Drejtori i DZHE-së, Enver Shabani ka bërë me dije se qëllimi i këtij takimi ka qenë të diskutohet rreth fushës së turizmit në Komunën e Gjilanit.
“Gjatë takimit zyrtarja për sektorin e turizmit ka prezantuar para ushtarëve të KFOR-it për fushën e turizmit aktual në Komunën e Gjilanit si dhe planet e parashikuara për turizmin në të ardhmen”, ka bërë me dije drejtori Shabani.
Ai ka falënderuar ushtarët e KFOR-it për takimin e mbajtur dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe komunikim ndërmjet veti në lidhje me fushën e turizmit në Komunën e Gjilanit i cili si sektor ka ndikim pozitiv në zhvillimin e ekonomik lokal. /2LONLINE/