Diskutojnë për forcimin e koordinimit ndërinstitucional
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Mentor Hyseni, ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Gjatë takimit u diskutua për çështje me interes të përbashkët, me fokus në forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe në mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve.
“Të dyja palët vlerësuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe shprehën gatishmërinë për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në funksion të interesit publik dhe zhvillimit ekonomik”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
“Vlerësuam rëndësinë që ka bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve tona dhe shprehëm gatishmërinë e përbashkët për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në funksion të interesit publik dhe zhvillimit ekonomik të Gjilanit”, ka thënë nga ana e tij, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/
