DYLON

Diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

Diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani, është pritur në takim nga sekretari i Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Gjilan, Ilmi Shala.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Kryqit të Kuq, me fokus në koordinimin e aktiviteteve humanitare, menaxhimin e situatave emergjente, si dhe ngritjen e kapaciteteve për reagim në shërbim të qytetarëve.

EkoHigjiena

“Bashkëpunimi institucional dhe angazhimi i përbashkët në mbrojtjen e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve mbeten prioritete të rëndësishme për të dyja palët, me synimin e ofrimit të shërbimeve sa më efikase për komunitetin”, ka thënë drejtori Shabani.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta në të ardhmen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.