DYLON

Diskutojnë për çështjen e edukimit gjithëpërfshirës të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Diskutojnë për çështjen e edukimit gjithëpërfshirës të fëmijëve me aftësi të kufizuara
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë pritur sot në takim përfaqësues nga “Forumin Kosovar i Aftësisë së Kufizuar” dhe ekipin vlerësues të komunës, ku kanë diskutuar për nevojat e ekipit vlerësues për personat me aftësi të kufizuara në veçanti rreth çështjes së edukimit gjithëpërfshirës të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Kreu i kësaj komune, Sokol Haliti, i njoftoj ata mbi punën që po bënë kjo komunë për të gjithë qytetarët e kësaj komune, në veçanti për personat me aftësi të kufizuara, përfshirë këtu edhe hartimin e dokumenteve të nevojshme për implementimin e punëve që ndërlidhën me ta.

“Ne kemi investuar shumë në arsim, kemi bërë digjitalizimin e shkollave dhe po punojmë në krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë nxënësit. Natyrisht se fëmijëve me aftësi të kufizuara I kushtojmë më shumë vëmendje me qëllim që ata të kenë më të lehtë procesin mësimor” u shpreh Haliti.

EkoHigjiena

Kurse Saranda Uka, përfaqësuese e Forumit Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, ndër tjerash në këtë takim ka folur edhe për plotësimin e Ekipës Vlerësuese Komunale për fëmijët me nevoja të veçanta sipas udhëzimeve administrative.

Lidhur me punën e këtij ekipi ka folur Shqipe Rexhepi, Psikologe në Drejtorinë Komunale të Arsimit, njëherit edhe Koordinatore e ekipit vlerësues komunal për fëmijët me nevoja të veçanta.

Ndërkaq në këtë takim kanë marrë pjesë edhe zyrtarët komunal, Ibadete Hyseni dhe Heset Ukshini si dhe ish drejtori i drejtorisë së Arsimit në Viti, Qahil Sinani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.