DYLON

Diskutojnë për ashpërsimin e politikës ndëshkimore për veprat penale kundër rendit kushtetues, sigurisë dhe për korrupsionin e nivelit të lartë

Diskutojnë për ashpërsimin e politikës ndëshkimore për veprat penale kundër rendit kushtetues, sigurisë dhe për korrupsionin e nivelit të lartë
Redaksia

Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryetari i Gjykatës Supreme diskutojnë për ashpërsimin e politikës ndëshkimore për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë, si dhe për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë

Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, dhe Zëvendëskryeprokurori i Shtetit, z. Bahri Hyseni, kanë pritur në takim Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, z. Fejzullah Rexhepi, dhe gjyqtarin e Gjykatës Supreme, z. Agim Maliqi.

EkoHigjiena

Temë qendrore e diskutimeve profesionale ishte nevoja për një politikë më të ashpër ndëshkimore për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, si dhe për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

Të dy udhëheqësit e këtyre institucioneve konfirmuan përkushtimin e tyre për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në përputhje të plotë me kompetencat e tyre ligjore në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.