Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim pune drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Valon Tolaj, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja institucioneve, si dhe për zgjidhjen e çështjeve që kanë mbetur të hapura.
Haliti e njoftoi Tolajn për punën dhe aktivitetet komunale, ndërkaq drejtori i AKP-së, Valon Tolaj, e ka falënderuar kryetarin Haliti për pritjen, si dhe ofrimin e bashkëpunimit në të ardhmen, në zgjidhjen e kontesteve të mundshme, që kanë të bëjnë me privatizimin.