DYLON

Diskutohet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe USAID-it

Diskutohet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe USAID-it
Avatar photo Redaksia

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka pritur në takim Drejtorin e ri të Programit të USAID-it për Drejtësi, Garry Ledbetter dhe Artan Hadrin, Specialist i Performancës Gjyqësore.

Shkëmbimi i ideve dhe mundësive të bashkëpunimit me USAID-in në funksion të avancimit të proceseve të ndryshme brenda sistemit prokurorial, veçanërisht në vlerësimin e performancës, rekrutimin, avancimin dhe forcimin e etikës dhe integritetit të prokurorëve dhe stafit administrativ, ngritja e kapaciteteve të Prokurorisë Speciale si dhe fuqizimi i fushës së komunikimit me publikun, ishin disa nga çështjet me interes, të cilat u trajtuan në takimin e përbashkët ndërmjet Kryeprokurorit Lumezi dhe Kryesuesit Maloku me Drejtorin Ledbetter.

EkoHigjiena

Ndërkaq, Drejtori i ri i Programit të USAID-it për Drejtësi, shprehu gatishmërinë që të thellojë bashkëpunimin me Prokurorin e Shtetit dhe Këshillin e Prokurorial të Kosovës nëpërmjet aktiviteteve në kuadër të programeve të ndryshme që aktualisht janë duke u zbatuar në Kosovë, si nisma e drejtësisë procedurale që ka për qëllim ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të institucioneve të drejtësisë, forcimin e besimit të publikut në këto institucione dhe në sundimin e ligjit, gjithmonë duke aplikuar një qasje të drejtësisë të përqendruar tek njerëzit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.