DYLON

Diskutohet strategjia për zhvillim të qëndrueshëm të fshatit Sadovinë e Jerlive

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të bashkëpunimit të Institucioneve komunale dhe OJQ “ELITA- Viti”, është mbajtur takimi i radhës me këshillin e fshatit Sadovinë e Jerlive dhe me grupet tjera të interesit të këtij lokaliteti.

Ky takim është organizuar në kuadër të projektit “Qytetarët faktorë vendimmarrës”, i cili realizohet në kuadër të projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO -K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), i cili ka për qëllim hartimin e strategjisë zhvillimore të fshatit Sadovinë e Jerlive për 5 vitet e ardhshme.

EkoHigjiena

Kryetari i këshillit të fshatit Sadovinë e Jerlive, Sefedin Fetahu, ka thënë se përpilimi i strategjisë zhvillimore ka një rëndësi të madhe për këtë lokalitetet , pasi krahas projekte që këshilli i fshatit ka dorëzuar në zyrat e komunës mund të përfshihen edhe prioritete tjera me interes të fshatit, e të cilat mund të realizohen përmes buxhetit komunal si dhe donatorëve të ndryshëm.

“Sadovina e Jelive ka një listë të gjatë të prioriteteve të infrastrukturës, duke përfshirë trotuarin në rrugën magjistrale Viti –Gërlicë, hapjen e një paraleleje për parashkollor, përfundimin e rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit, shkrirjen në bronz të përmendoreve të dëshmorëve të fshatit Gursel e Bajram Sylejmani si dhe asfaltimin e rrugëve të lagjeve dhe gjitha këto projekte që tani më i kemi dorëzuar në komunë, e të cilat krahas projekteve dhe prioriteteve tjera do të përfshihen në strategjinë zhvillimore të Sadovinës për periudhën 2015-2020”, ka thënë Fetahu.

Ndërsa Ibrahim Sefedini koordinator i projektit, ka thënë se ELITA përmes këtij projekti angazhohet që të ngritë nivelin e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, prandaj identifikimi i nevojave dhe prioriteteve të fshatit nga gjitha kategoritë mund të siguroi edhe mundësi më të lehtë për të ardhur tek fondet e nevojshme për zhvillimin fshatit.

Kurse, Nexhat Arapi përgjegjës i zyrës për zhvillim ekonomik, ka thënë se komuna për këtë vit në fshatin Sadovinë ka paraparë realizimin e projektit të kanalizimit, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të realizohen edhe projekte tjera që identifikohen në këto takime. Banorët e Sadovinës, përmes diskutimeve të tyre kanë shprehë gatishmëri për bashkëpunim në hartimin e strategjisë, pasi siç vlerësojnë ata, ky dokument i ndihmon fshatit për një zhvillim të qëndrueshëm. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.