DYLON

Diskutohet shkëmbimi elektronik i të dhënave ndërmjet Inspektoratit Policor të Kosovës dhe prokurorive

Diskutohet shkëmbimi elektronik i të dhënave ndërmjet Inspektoratit Policor të Kosovës dhe prokurorive
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), z. Visar Krasniqi, i shoqëruar nga Udhëheqësi i Departamentit të Teknologjisë Informative, z. Nexhat Haziri, kanë mbajtur sot një takim me Kryeshefin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), z. Kushtrim Hodaj.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i shkëmbimit elektronik të të dhënave ndërmjet IPK-së dhe prokurorive përmes Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL). Ky proces synon rritjen e efikasitetit dhe transparencës, si dhe mundësimin e digjitalizimit të plotë të shkëmbimit të të dhënave ndërmjet institucioneve të drejtësisë dhe atyre të zbatimit të ligjit.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, z. Krasniqi dhe z. Hodaj, theksuan rëndësinë e këtij transformimi digjital si një hap i domosdoshëm për përshpejtimin e procedurave hetimore dhe administrative, koordinimin më të mirë ndërmjet IPK-së dhe sistemit prokurorial, si dhe, eliminimin e barrierave teknike në menaxhimin e lëndëve.

Në përmbyllje të takimit, bashkëbiseduesit u pajtuan që në takimet e radhës të trajtohen modalitetet teknike dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerren për realizimin e shkëmbimit elektronik ndërmjet institucioneve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.