• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Diskutohet rreth formalizimit të bashkëpunimit të KOK-ut me FSK-në në fushën e sportit

Redaksia 2LONLINE 2 Korrik, 2019 2 min
 Diskutohet rreth formalizimit të bashkëpunimit të KOK-ut me FSK-në në fushën e sportit

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, me bashkëpunëtorë, priti sot në takim pune Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, dhe Sekretarin, Shasivar Haxhiaj.

Ministri i Mbrojtjes u shpreh i nderuar për këtë takim dhe përgëzoi Presidentin Hasani për sukseset e sportistëve kosovarë, të cilët na bëjnë krenarë të gjithëve. Më tej Ministri i informoi zyrtarët e KOK-ut rreth procesit të tranzicionit të FSK-së dhe të arriturave gjatë fazës së parë 120 ditëshe pas miratimit të ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.

Në takim u diskutua rreth formalizimit të bashkëpunimit të KOK-ut me FSK-në në fushën e sportit. Kjo do të ndikonte edhe në masovizimin e sportit te të rinjtë e vendit tonë. Presidenti Hasani shprehu gatishmërinë që KOK-u ta përkrahë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në organizimin e pjesëtarëve të FSK-së nëpër klube në disiplina të ndryshme sportive, organizimin e garave si dhe në themelimin e federatës ushtarake së sporteve brenda FSK-së. FSK-ja në radhët e saj ka sportistë të përgatitur, të cilët me sukses mund të garojnë në gara ndërkombëtare.

Duke ndjekur praktikat e mira të disa ushtrive në Evropë, Presidenti Hasani propozoi që disa prej sportistëve elitarë të Kosovës t’u mundësohet që të bëhen pjesëtarë të FSK-së.

Ministri Berisha e përkrahu këtë ide dhe u zotua që do të hulumtohen modalitet më të përshtatshme që sportistët elitarë ta nderojnë FSK-në si pjesëtarë në uniformë, në përputhje me legjislacionin dhe procedurat në fuqi.

Ministri Berisha dhe Presidenti i KOK-ut Hasani u pajtuan që pa vonesë të themelohen grupet punuese nga të dy palët për ta hartuar një memorandum bashkëpunimi me qëllim të thellimit të bashkëpunimit institucional midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.

Etiketa:KOK Ministri i Mbrojtjes
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
N'rrjet

Arijeta Rexhepi kandidon për Kryetare të Grave në Vetëvendosje, Qendra Gjilan

18 Gusht, 2022
Gjilan

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e

18 Gusht, 2022
Nacionale

Kryeministria: Deklaratë mbi takimin e sotëm në Bruksel

18 Gusht, 2022
Policia

IPK rekomandoi suspendimin e dy zyrtarëve policorë

18 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Ministri Mehaj priti në takim drejtorin e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri, Denion Meidani

9 Gusht, 2022

Ministri Mehaj mori pjesë në sesionin e hapjes së konferencës “Bashkëpunimi komunal në mes Iowa-s dhe Kosovës”

6 Korrik, 2022

Ministri Mehaj priti në takim lamtumirës atasheun ushtarak amerikan në Kosovë, Major Bret Wisecup

5 Korrik, 2022

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti sot në takim ambasadorin jo rezident të Kanadasë në Kosovë, Alan Bowman

10 Qershor, 2022

Nënshkruhet Marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Telekomit të Kosovës

8 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com