DYLON

Diskutohet rreth draftit të UA të MASHTI-t për financimin e IPAL bazuar në performancë

Diskutohet rreth draftit të UA të MASHTI-t për financimin e IPAL bazuar në performancë
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka”në Gjilan, ka mbajtur takim për të diskutuar  Draft Udhëzimin Administrativ (UA) të MASHTI-it për financimin e Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë (IPAL) bazuar në performancë.

Në këtë takim që është drejtuar nga prorektori për buxhet, financa dhe infrastrukturë Prof. Asoc. Dr. Naim Mustafa dhe Prof. Dr. Xhevdet Thaqi i cili ka qenë pjesë e grupit punues në  MASHTI për hartimin e UA në fjalë, kanë marrë pjesë stafi i Universitetit, sikurse ai akademik po ashtu edhe ai administrativ si dhe Kryetari i parlamentit Studentor në UKZ Erblin Kastrati.

EkoHigjiena

Në këtë takim pjesëmarrësit kanë dhënë kontributin e tyre profesional dhe akademik për Draft Udhëzimin Administrativ (UA) të MASHTI-it për financimin e Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë (IPAL) bazuar në performancë,  çështje kjo mjaft vitale për vazhdimin dhe zhvillimin  e  mëtejmë  të IPAL-ve.

Komentet nga diskutimet e dalura nga takimi do t’i përcillen MASHTI-it.

Ndryshe, Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan  UA e ka publikuar edhe në ueb faqen zyrtare, më datë 22.01.2024, dhe  i njëjti ka qenë në diskutim publik ashtu siç është përcaktuar nga MASHTI,  deri më 31.01.2024. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.