DYLON

Diskutohet roli i shoqërisë civile në monitorimin e implementimit të PVPE-së

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve të administratave lokale për t’u ofruar shërbime qytetarëve në mënyrë efektive dhe të barabartë lidhur me proceset e integrimeve evropiane” të financuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane dhe të zbatuar nga OJQ Network of Peace Movement – NOPM/Rrjeti i Lëvizjes Paqësore – RRLP ka organizuar punëtori me qëllim të njoftimit mbi rolin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) në monitorimin e Planit të Veprimit të Partneritetit Evropian (PVPE-së) procedurat që ndërlidhën me Integrimet Evropiane, si dhe koordinimin e tyre dhe Zyrtarëve për Integrime Evropiane (ZIE).

Në punëtori kanë marrë pjesë rreth 30 pjesëmarrës nga sektorë të ndryshëm duke filluar nga përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët e integrimeve evropiane, zyrtarë komunal dhe përfaqësues të mediave lokale nga komuna e Kamenicës dhe Novobërdës.

EkoHigjiena

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte të diskutohet roli i organizatave te shoqërisë civile ne monitorimin e implementimit të Planin e Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE-së) 2016 ne nivel lokal, përgjegjësit dhe obligimet autoriteti lokal që ndërlidhën me Integrimet Evropiane si dhe koordinimin e tyre dhe zyrtareve komunal për Integrime Evropiane.

Fillimisht, të pranishmit u njoftuan me qëllimin e aktivitetit, më gjerësisht mbi procesin e integrimeve Evropiane, veçanërisht me rolin e shoqërisë civile në procesin e integrimeve Evropiane si dhe rreth monitorimit të zbatimit të PVPE-së, përmes disa prezantimeve në ‘PowerPoint’.

Diskutimi kryesisht u fokusua në rolin e shoqërisë civile karshi Planit të veprimit të partneritetit evropian dhe mënyrës se si mund të ndikoj në proceset e integrimit evropian.

Gjithashtu, u përmendën edhe objektivat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet shoqëria civile, po ashtu edhe zyra për integrime evropiane nëpër komuna. Ndër sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen organizata e shoqërisë civile dhe zyrtarët komunal për Integrime Evropiane janë:

Mungesa e bashkëpunimit në mes të OSHQ-ve dhe ZIE në nivel komunal;
Mungesa e bashkëpunimit të mediave lokale me institucionet lokale në përgjithësi;
Mungesa e Zyrës për investime kapitale në komunë;

Rekomandimet që dolën nga kjo punëtori janë si vijimi:

Angazhimi apo kontraktimi i OSHC-ve nga ana e komunave për kryerjen e shërbimeve të ndryshme;
Krijimi i një qendre apo pike kyçe për komunikim të ndërsjellët;
Rrjetëzimi i OSHC-ve sipas profileve dhe fushë veprimtarisë së tyre;
Hartimi i planit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, planit për menaxhimin e mbeturinave komunale, dhe krijimin e hapësirave të hapura publike për persona me nevoja të veçanta;
Ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve përmes trajnimeve të ndryshme, mbi njohurit më të mira të institucioneve të BE-së.

Projekti“Ngritja e kapaciteteve të administratave lokale për t’u ofruar shërbime qytetarëve në mënyrë efektive dhe të barabartë lidhur me proceset e integrimeve evropiane” është financuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane – MIE /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.