DYLON

Diskutohet Plani i Veprimit për Drejtësi Procedurale

Diskutohet Plani i Veprimit për Drejtësi Procedurale
Avatar photo Redaksia

Nën organizimin e Projektit për Drejtësi – USAID, është mbajtur takimi për të diskutuar rreth Planit të Veprimit për Drejtësi Procedurale.

Pjesëmarrës në takim kanë qenë gjyqtarët e Divizionit Civil, Kaltrinë Haliti dhe Blerim Beshtica, të cilët hapen takimin, për të vazhduar më pas me prezantimin e planit nga Refik Jajajga nga USAID, bënë të ditur Gjykata Themelore e Gjilanit.

EkoHigjiena

Ky plan paraqet fillimin e rrugëtimit të kësaj Gjykate drejtë organizimit të takimeve të rregullta me grupin e shfrytëzuesve të gjykatës, ku marrin pjesë pjesëtarët e komunitetit dhe profesionistë të sektorit të drejtësisë, si një vegël për të grumbulluar komentet dhe vështrimet për të ndihmuar gjykatën në përmirësimin e shërbimeve të ofruara.

Pjesëmarrësit në takim kanë qenë nga institucionet e drejtësisë, përfaqësues nga oda e avokatëve, të përmbaruesve, ndërmjetësuesve, nga organizata Handikos, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe gjithashtu qytetarët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.