DYLON

Diskutohet për themelimin e Komitetit Komunal për Siguri në Bashkësi

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Komuna e Kamenicës dhe OSBE i kanë bashkërenduar hapat e veprimit të përbashkët për disa çështje me rëndësi për Kamenicën. Në takimin e mbajtur në mes nënkryetarit Fatmir Matoshi dhe përfaqësuesve të OSBE-së znj. Irena Spirkovska, Ivan Nikoliq, Besnik Jakupi, Alban Maliqi u diskutua për themelimin e Komitetit Komunal për Siguri në Bashkësi ne baze të Udhëzimit administrative Nr.27/2012, për të cilin zyrtarët e OSBE dhanë sugjerimet e tyre që përveç përfaqësimit etnik të ketë edhe përfaqësim gjinor.

Po ashtu në bazë të ligjit u vendos që kryetari i komunës të bëjë ftesë publike për komunitetet që të japin propozimet e tyre për anëtarë të komitetit.

EkoHigjiena

Zyrtarët e OSBE kërkuan që Komiteti i ri të jetë më aktiv sesa ai i mëparshmi i cili është takuar shumë rrallë. “Kryetari Begzad Sinani e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishëm themelimin e komitetit dhe ka ndërmarrë hapat e nevojshëm në përgatitjet për themelimin e komitetit dhe kjo do të bëhet në seancën e radhës të Kuvendit Komunal” ka thënë nënkryetari Matoshi.

Në takim është folur edhe për planin për transparencën e komunës i cili duhet të përgatitet dhe po ashtu të amandamentohet rregullorja për transparencën në bazë të udhëzimit të ri administrative 05/2013.

Zyrtarët e OSBE u interesuan edhe për planin e punës së grupit joformal të grave dhe përshëndetën konsolidimin e këtij grupi i cili javën e kaluar zgjodhi kryetaren e re dhe bordin drejtues.

Funksionalizimi i Këshillit Rinor për Veprim Lokal ishte tema tjetër e diskutuar në këtë takim për të cilin Nenkryetari Matoshi u akordua që KVRL pasi të funksionalizohet të ketë mbështetjen e komunës në projektet e saj.

Nënkryetari Matoshi, ka falënderuar në emër te kryetarit të Komunës ekipin e OSBE-së për mbështetjen që po i jep komunës së Kamenicës./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.