Në ambientet e Shkollës së Mesme të Ulët ‘’Marin Barleti’’ në Gjilan, njësiti sektorial dhe ai i komunitetit nga Stacioni Policor në Gjilan, ka mbajtur një debat me temën ‘’Siguria në shkolla”.
Debati është mbajtur me kryesinë e nxënësve të të gjitha shkollave të mesme të Gjilanit. Në këtë debat kanë marrë pjesë edhe Drejtori i Arsimit i Komunës së Gjilan, drejtorët e shkollave dhe nga këshilli i prindërve.
Ky debat është organizuar si vazhdimësi e bashkëpunimit të njësisë së komunitetit me këshillin e nxënësve të shkollave dhe aktorët e tjerë me qëllim që të debatohet për sigurinë në shkolla dhe bashkëpunimi i ndërsjellë me qëllim që të ndikohet në parandalimin e dukurive negative të mundshme në shkolla. /2LONLINE/