DYLON

Diskutohet për sfidat e gjeneratës së moshuar në Kamenicë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me OJQ “Fortesa” organizuar tryezën me temë “Sfidat e gjeneratës së moshuar”. Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve në Kamenicë, Shaip Rexhepaj, u ankua për mungesë të mbështetjes institucionale, mungesë të hapësirave rekreative për pleqtë, derisa tha se gjenerata e moshuar po bëhet vazhdimisht barrë për familjet dhe shoqërinë.

Pensionisti Ramadan Ajvazi tha se shoqatës së pensionistëve po i mungon organizimi i mirëfilltë dhe menaxhimi jo i mirë i lokaleve që ka në pronësi. “Është mirë që institucionet komunale të na ndihmojnë, por ne i dimë mundësitë dhe kapacitetet e limituara buxhetore”.

EkoHigjiena

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Agim Bucolli, u shpreh se është shqetësuese që Kamenica po e humb rininë. Ai tha se Komuna, shoqata e pensionistëve, organizatat e shoqërisë civile dhe e gjithë shoqëria duhet të angazhohen për gjetjen e alternativave dhe mundësive për të ndihmuar të moshuarit, e të mos orientohen vetëm në kritika dhe kërkimin e pikave të zeza. “Ne do të hyjmë në një vit të frikshëm buxhetor dhe çështjen e gjeneratës së moshuar, por edhe problemet e tjera duhet t’i marrim shumë seriozisht”, u shpreh Bucolli.

Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e projektit të përbashkët të Unonit Evropian dhe Këshillit të Evropës. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.