DYLON

Diskutohet për rëndësinë e menaxhimit dhe modernizimit të arkivave institucionale

Diskutohet për rëndësinë e menaxhimit dhe modernizimit të arkivave institucionale
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, Elbasan Shabani, ka zhvilluar sot një takim pune me Drejtorin e Arkivave të Kosovës, Ruzhdi Panxha, ku u diskutua për rëndësinë e menaxhimit dhe modernizimit të arkivave institucionale.

Në takim morën pjesë edhe anëtari i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, si dhe zyrtari ligjor i administratës, Ardian Foniqi. Diskutimet u përqendruan në rolin e ruajtjes, sistemimit dhe digjitalizimit të arkivave si faktor kyç për funksionimin efikas të institucioneve dhe ruajtjen e dokumentacionit zyrtar.

EkoHigjiena

Shabani theksoi nevojën për avancimin e proceseve arkivore dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në këtë drejtim.

“Ruajtja, sistemimi dhe digjitalizimi i arkivave janë elemente kyçe për funksionimin efikas të institucioneve dhe për ruajtjen e dokumenteve,” deklaroi drejtori Elbasan Shabani.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.