Diskutohet për rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë
Dr. Esma Mustafa, kryetare e Kryqit të Kuq të Kosovës, Dega në Gjilan, së bashku me stafin, realizoi një vizitë në Qendrën për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve “Lira” në Gjilan, ku u pritën nga drejtoresha Nazife Jonuzi.
“Gjatë vizitës u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë, me synim forcimin e përkujdesjes dhe mbrojtjes për gratë dhe fëmijët”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/
