DYLON

Diskutohet për projektet që janë duke u realizuar aktualisht si dhe potencialin që ka Kamenica për avancimin e sportit

Diskutohet për projektet që janë duke u realizuar aktualisht si dhe potencialin që ka Kamenica për avancimin e sportit
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka qëndruar për vizitë në Komunën e Kamenicës, ku është takuar me Kryetarin e Komunës, Kadri Rahimaj, për të diskutuar mbi zhvillimin e sportit dhe projektet infrastrukturore në këtë komunë.

Sipas tij, gjatë takimit u diskutuan dhe shqyrtuan projektet që janë duke u realizuar aktualisht, si dhe potenciali që ka Kamenica për avancimin e sportit dhe përfshirjen më të madhe të të rinjve në aktivitete sportive.

EkoHigjiena

Në kuadër të vizitës, ministri Gashani vizitoi nga afër disa prej objekteve kryesore sportive, përfshirë Palestrën e Sportit, stadiumin e qytetit, ku u prezantuan ide dhe plane konkrete për zhvillimin e mëtejmë të stadiumit të qytetit, për të cilat u ofrua mbështetje institucionale.

Ministri po ashtu vizitoi edhe stadiumin e KF “Kika” në Hogosht, si dhe Stadiumin e Atletikës, i cili përbën një nga investimet më të mëdha kapitale në sport në këtë komunë.

“Ministria e Sportit dhe Rinisë mbetet e përkushtuar në përkrahjen e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e sportit dhe krijimin e kushteve më të mira për sportistët në të gjithë vendin”, ka thënë ministri Gashani.

Nga ana e tij, kreu i Komunës së Kamenicës, kadri Rahimaj ka thënë se kjo komunë po vazhdon angazhimin e saj për zhvillimin e sportit përmes bashkëpunimit me institucionet qendrore.

Në këtë takim u diskutua rreth projekteve aktuale në fushën e sportit, dhe për zhvillimin e mëtejmë të kësaj fushe.

Sipas Rahimaj, gjatë takimit u prezantuan ide dhe plane konkrete për avancimin dhe zhvillimin e mëtejmë të stadiumit të qytetit, për të cilat niveli qendror dha mbështetje të plotë për komunën.

“Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve të mëdha sportive, me synim përmirësimin e kushteve për sportistët dhe promovimin e aktiviteteve sportive në nivel lokal dhe më gjerë”, ka thënë i pari i Kamenicës, Kadri Rahimaj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.