DYLON

Diskutohet për planifikimin e hershëm të buxhetit komunal dhe angazhimin e qytetarëve

Diskutohet për planifikimin e hershëm të buxhetit komunal dhe angazhimin e qytetarëve
Avatar photo Redaksia

Është mbajt trajnim lidhur me rolin dhe përgjegjësitë e grupeve punuese në dëgjimet buxhetore, dokumentimin dhe raportimin e konsultimeve me qytetarët, vlerësimin dhe kategorizimin e kërkesave qytetare, sigurimin e përputhshmërisë me prioritetet komunale dhe kornizat ligjore, rritjen e pjesëmarrjes qytetare, me theks të veçantë ngritjen e cilësisë së planifikimit të përgjegjshëm gjinor dhe përfshirjen e grupeve të margjinalizuara.

Ky takim i realizuar në kuadër të projektit DEMOS ka për synim përmirësimin e performancës së komunave në qeverisje, menaxhim dhe shërbime duke kontribuar në rritjen e kënaqshmërisë së qytetarëve dhe angazhimin në procesin e planifikimit të buxhetit.

EkoHigjiena

Në këtë takim ishin edhe nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, bashkë me anëtarët e grupit punues zyrtarë të të gjitha drejtorive dhe përfaqësues nga Komuna e Vitisë, Kaçanikut, Hanit të Elezit e Lipjanit.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, e vlerësoi si të rëndësishëm këtë punëtori e cila do të ndikoi në përmirësimin e procesit të planifikimit të buxhetit komunal,.

“Bashkëpunimi për përmirësim të qeverisjes pjesëmarrëse dhe sigurimit të angazhimit kuptimplotë të qytetarëve në procesin e planifikimit të hershëm buxhetor komunal është shumë me rëndësi”, tha nënkryetarja e komunës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.