DYLON

Diskutohet për performancën e Kompanisë dhe të furnizimit të rregullt të konsumatorëve me ujë

Diskutohet për performancën e Kompanisë dhe të furnizimit të rregullt të konsumatorëve me ujë
Avatar photo Redaksia

Më 25 02.2025 Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” mbajti Mbledhjen e dytë (II-të) të rregullt për vitin 2025 dhe së bashku me Menaxhmentin e Kompanisë u diskutua performanca e Kompanisë dhe furnizimi i rregullt i konsumatorëve me ujë.

Pas analizave dhe diskutimeve, Bordi i Drejtorëve unanimisht aprovoi:

EkoHigjiena

● Raportin e punës për tremujorin e katërt të vitit 2024;

● Raportin e punës për muajin janar të vitit 2025.

Gjithashtu, në këtë Mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi Raportin Vjetor të Punës për vitin 2024?, ku pas një analize të detajuar, u konstatua se viti 2024 është përmbyllur me një performancë pozitive, duke reflektuar progres të vazhdueshëm dhe përkushtim në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.

Gjatë vitit 2025, fokusi kryesor i Kompanisë do të mbetet furnizimi i mjaftueshëm me ujë i të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit, zvogëlimi humbjeve të ujit si dhe realizimi i suksesshëm të projekteve investive të planifikuara për vitin 2025, u tha në këtë takim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.