DYLON

Diskutohet për performancën e Kompanisë dhe për furnizimin e rregullt të konsumatorëve me ujë

Diskutohet për performancën e Kompanisë dhe për furnizimin e rregullt të konsumatorëve me ujë
Avatar photo Redaksia

Bordi i drejtorëve i KRU “Hidromorava” mbajti takimin e gjashtë (VI-të) të rregullt për këtë vit dhe së bashku me Menaxhmentin e Kompanisë u diskutua performanca e Kompanisë dhe furnizimi i rregullt i konsumatorëve me ujë .

Ndër të tjera, pas analizave dhe diskutimeve Bordi i drejtorëve unanimisht aprovoi:

EkoHigjiena
  • Raportin e muajit maj 2024;
  • Rregulloren për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të të Punësuarve në KRU “Hidromorava” Sh.A.;

Në mbledhje gjithashtu është diskutuar për masat/aktivitetet të cilat po ndërmerren nga Kompania për uljen e UPF – së si dhe u vendos që të vazhdohet me përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të Kompanisë edhe gjatë muajve të verës si dhe realizimin e suksesshëm të projekteve investive të planifikuara për vitin 2024. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.