Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katërt të rregullt ku u diskutua për pasqyrat financiare për periudhën janar-mars 2023
Kuvendi komunal i Vitisë, sot në mbledhjen e katërt të rregullt, ka diskutuar për pasqyrat financiare për periudhën janar-mars 2023, si dhe për disa pika të tjera që ishin paraparë për këtë seancë.
Kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, ka njoftuar për konfirmimin e ligjshmërisë së disa pikave nga seanca e fundit, ndërkohë ka bërë të ditur se për një pikë është kërkuar të rikthehet në shqyrtim.
Më pas, këshilltarët patën rastin të parashtrojnë pyetje dhe të shprehin interesimin për çështje të tjera jashtë rendit të ditës nga udhëheqja komunale, përkatësisht drejtorët e drejtorive.
Në pikën e rendit të ditës rreth pasqyrave financiare gjatë periudhës janar-mars 2023, drejtori i kësaj drejtorie Besnik Imeri tha se janë inkasuar gjithsej të hyra vetanake në vlerë prej 248.894.28€ ndërsa shkalla e inkasimit duke u bazuar në planifikimin vjetor është 23,64%. Kurse krahasuar me të hyrat për periudhën e njëjtë të vitit paraprak të hyrat e këtij viti janë më të larta për 81.422,00€.
E shkalla e shpenzimit sipas buxhetit të alokuar për këtë periudhë nga fondet burimore: granti qeveritar, të hyrat vetanake dhe donacionet janë 3,112.913,40€ ndërsa shpenzimet janë 2,949.641,98€, e shpenzimi për këtë periudhë është 94,76% në krahasim me alokimet për të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike”, tha drejtori Imeri.
Gjithashtu, në këtë mbledhje u miratua, draft rregullorja për menaxhimin e mbeturinave në komunën e Vitisë, e cila siç u tha nga drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike Basri Aliu, përbëhet nga 11 kapituj duke përfshi aktivitetet, operatorin, mbikëqyrjen, implementimin dhe kundërvajtjen etj.
Me shumicë votash u miratua edhe propozim vendimi për miratimin e iniciativës për bashkëpunim ndër komunal ndërmjet Komunave përkatëse në fushën e Menaxhimit te mbeturinave, propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për miratimin e marrëveshjes së binjakëzimit mes Komunës së Vitisë dhe Komunës së Kirchhain – Gjermani, propozim vendimi për miratimin e planit komunale për Ri Integrimin e Qëndrueshëm të personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të huajve në komunën e Vitisë, si dhe propozim vendimi për ndryshim plotësim të vendimit nr.01-110/05-108, të datës 01.02.2022, për plotësimin e vendimit nr. 01-110/0 /2LONLINE/