Komiteti për Komunitete i Kuvendit Komunal të Vitisë, ka zhvilluar të mërkurën mbledhjen e pestë të rregullt.
Në këtë mbledhje që u kryesua nga kryetari i komitetit për komunitete Radovan Gjuriq, u diskutua për mundësit e punësimit të komuniteteve pakicë të kësaj komune.
Gjithashtu, është diskutuar edhe për çështje të tjera, të cilat u shtruan si shqetësime nga anëtarët tjerë të këtij komiteti.