DYLON

Diskutohet për mundësinë e një programi të ri me FMN-në dhe për pakon fiskale 2.0

FMN
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave Avdullah Hoti, së bashku me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza dhe delegacionin e Kosovës, gjatë vizitës në Uashington u takuan me Zëvendëspresidentin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Tao Zhang, me Drejtorin e Departamentit për Evropë në FMN Paul Thomson, si dhe Drejtoreshën Ekzekutive të Konstituencës së Kosovës Michaela Erbenova.

Në të gjitha takimet, zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar përgëzuan Ministrinë e Financave dhe Bankën Qendrore të Kosovës për implementimin me sukses të të gjitha reformave që lidhen me rishkimin e dytë dhe të tretë të programit.

Gjatë takimit gjithashtu u bë e ditur se për të përmbyllur me sukses këtë program janë edhe dy masa që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, riklasifikimi i veteranëve të luftës sipas Ligjit të ri, si dhe amandamentimi i Ligjit për invalidët e luftës.

EkoHigjiena

Ministri Avdullah Hoti prezantoi idenë e nisjes së një programi të me FMN-në pasi të përmbyllet programi ekzistues. Ky program i ri do të ishte shumë i rëndësishëm për të ruajtur rezultatet e mira që janë arritur në zhvillim ekonomik dhe punësim dhe stabilizim të buxhetit, si dhe për të thelluar më tutje reformat ekonomike dhe sociale. Me këtë rast, zyrtarët e FMN-së ishin të hapur për këtë mundësi, duke u pajtuar që diskutimet të vazhdojnë në Prishtinë.

Gjatë këtyre takimeve në veçanti u diskutua pakoja e re fiskale, për të cilën Qeveria ka punuar intenzivisht në muajt e fundit. Gjatë diskutimit Ministri Hoti theksoj rëndësinë e kësaj reforme në avancimin e kushteve të të bërit biznes në Kosovë, si dhe promovimin e punësimit dhe prodhimit vendor.

Në ditët në vijim, delegacioni i Kosovës do të ketë takime me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.