DYLON

Diskutohet për kërkesat, nevojat dhe problemet e zhegranëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nën organizimin e Grupit të Përbashkët Punues, në mbështetje nga USAID-i dhe Komuna e Gjilanit, është mbajtur debati publik në fshatin Zhegër për të marrë nga afër kërkesat, nevojat dhe problemet e qytetarëve që kanë sa i përket infrastrukturës publike, por edhe prioritetet sa i përket angazhimeve në të ardhmen në këtë pjesë.

Ky debat me numër të madh të pjesëmarrësve ishte në një formë edhe konfirmim për mbështetjen për GPP dhe qytetarëve nga organet komunale, në realizimin e objektivave të GPP, për fuqizim të rolit të qytetarit në vendimmarrje dhe të transparencës së organeve komunale ndaj qytetarëve, thuhet në njoftimin e komunës.

EkoHigjiena

Në këtë takim të pranishëm ishin nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, kryesuesja e Kuvendit Bunjaku-Rexhepi, drejtorët e drejtorive komunale si dhe shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal.

Njëzëri, është dhënë mbështetje e fuqishme në projektet prioritare për fshatin Zhegër si dhe është konfirmuar bashkëpunimi dhe angazhimi i mëtejmë në investimin e projekteve të infrastrukturës publike që janë kërkesa kryesore e banorëve, përkundër që ata hapur falënderonin Komunën e Gjilanit për investimet e deritanishme atje.

Kështu tani e tutje kërkesat e qytetarëve do të diskutohen hapur, gjithnjë në shërbim të rritjes së investimeve në infrastrukturë, por gjithashtu u kërkua që të vazhdohet me punë në bazë të kritereve dhe nevojat prioritare të shumicës së qytetarëve të kësaj ane.

Ndryshe me takime të tilla u tha se do të vazhdohet edhe në vendbanime të tjera dhe gjithnjë me qëllim që të konsultohet numër sa më i madh i qytetarëve nga qeverisja komunale. /2L ONLINE/