DYLON

Diskutohet për harmonizimin e projekteve të përbashkëta

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot kryetarin e Ferizajt, Muharrem Sfarqa dhe atë të Vitisë Sokol Haliti.

Në këtë takim miqësor, është diskutuar për harmonizimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore, në të mirë të zhvillimit ekonomik të tri komunave.

EkoHigjiena

Kryetarët e këtyre tri komunave kanë diskutuar poashtu edhe për përmirësimin e gjendjes së deponisë regjionale të mbeturinave, që ndodhet në fshatin Velekincë.

Më pas, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa dhe ai i Vitisë Sokol Haliti, kanë parë nga afër deponinë, ndërsa theksuan se kështu si është, nuk i plotëson asnjë nga kriteret e Bashkimit Europian. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.