DYLON

Diskutohet për gjendjen e sigurisë në lagjen “Avdullah Presheva” që vlerësohet e qetë

Diskutohet për gjendjen e sigurisë në lagjen “Avdullah Presheva” që vlerësohet e qetë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës (PK) në Gjilan ka bërë me dije se në ambientet e stacionit policor në Gjilan është mbajtur takimi me këshillin lokal për siguri publike në lagjen “Avdullah Presheva”, në Gjilan.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se takimi është kryesuar nga kryetari i këtij komiteti, Bislim Salihu, ndërsa në takim ka marrë pjesë edhe komandant I stacionit policore në Gjilan, Major Alban Ramushi.

EkoHigjiena

Në takim është diskutuar për gjendjen e sigurisë në lagjen “Avdullah Presheva” dhe nga pjesëmarrësit është vlerësuar e qetë.

Zëdhënësi Hashani tha se janë diskutuar edhe aktivitetet tjera cilat janë vlerësuar me prioritete në lagje dhe njëkohësisht u kemi ofruar përkrahje nga ana  e policisë.

Ai shtoi se Policia e Kosovës e ka prioritet përkrahjen dhe mbështetjen e qytetarëve të vet, të të gjitha etnive. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.