DYLON

Diskutohet për fuqizimin e të drejtave të pakicave dhe përdorimit të gjuhëve

Diskutohet për fuqizimin e të drejtave të pakicave dhe përdorimit të gjuhëve
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur tryeza për të diskutuar rreth sfidave të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare në regjionin e Gjilanit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Zyrën për Komisionerin për Gjuhe/Zyra e Kryeministrit, Institucionin e Avokatit të Popullit dhe në mbështetje të Këshillit të Evropës.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, duke folur për temën “Nxitja e kohezionit shoqëror përmes fuqizimit të të drejtave të pakicave kombëtare dhe përdorimit të gjuhëve”, tha se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare, ka zbatueshmëri deri diku të kënaqur.

EkoHigjiena

Ajo tregoi se Komuna e Gjilanit ka edhe nënkryetarin nga komunitet, derisa po ashtu është funksionale edhe zyra për komunitete.

Sipas saj përdorimi i gjuhëve gjen zbatim, derisa edhe dokumentet e kërkuara lëshohen edhe në gjuhët zyrtare të kërkuara.

Ajo tregoi se edhe dëgjimet buxhetore me pjesëmarrje janë realizuar me komunitete ku dhe ftesat e materialet janë bërë në gjuhët e komuniteteve.

Në këtë takim u diskutua rreth sfidave që hasim gjatë procesit të zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare: roli i anëtarëve të rrjetit të politikave gjuhësore, publikimi i dokumenteve në gjuhët zyrtare në web faqet zyrtare të komunave , koeficientet e përkthyesve në komuna , mbishkrimet brenda dhe jashtë institucioneve publike, rrugë , sheshe etj dhe koordinimi i brendshëm dhe çështje tjera. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.