/2L ONLINE/ – Me qëllim të promovimit të të ndërmarrësisë tek gratë dhe të inkurajojë gratë e tjera që të angazhohen në afarizëm si dhe të promovoj dialogun ndërmjet sektorit publik dhe privat e cili konsiderohet si një element kyç në përmirësimin e përgjithshëm të aktiviteteve biznesore dhe zhvillim të qëndrueshëm socio ekonomik të rajonit lindje, sot në Viti është mbajtur një tryezë e rrumbullakët me gratë afariste të këtij rajoni.
Kjo tryezë e rrumbullakët është organizuar nga Agjencioni për Zhvillim Rajonal Lindje (AZhR Lindje), në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik .
Hykmete Bajrami, Ministre e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ndër tjerash tha se gratë në biznes kanë pak më të vështirë në biznes duke pasur parasysh rolin e shumëfishtë të cilat e luajnë ato në shoqëri. Kurse ndër tjerash ju bëri thirrje grave që të certifikojnë produktet e tyre.
” Me kërkesën tonë të vazhdueshme ndaj donatorëve kemi arritur që të bëjmë një projekt me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim i cili është projekt që certifikon produktet për standardet e cilësisë dhe është shumë e rëndësishëm”, u shpreh Ministrja Bajrami.
Ajo vlerësoj se produktet cilësore janë ato të cilat po mbijetojnë në tregun Kosovare duke nënvizuar se ato po gjejnë tregje dhe konsumator edhe jashtë vendit. Bërë të bërë këtë certifikim ajo sqaroj se nevojitet të kontaktohet BERZH-i.
Kurse Sokol Haliti, Kryetar i Komunës së Vitisë, ndër tjerash foli edhe mbi rëndësinë e përfshirjes së gruas në biznes. “ Është e padiskutueshme rëndësia e marrjes së grave në biznes si në aspektin e rritjes së mirëqenies në familjet tona, zbutjes së papunësisë, fuqizimit të pozitës së gruas në shoqëri po ashtu edhe për rritjen e gjithmbarshëm ekonomike të vendit tonë”, tha kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Ai i njoftoj të pranishmit mbi punën që ka bërë kjo komunë në bashkëpunim me donatorët për fuqizimin e grave në biznes. Ndër to ai përmendi nismat për themelimin e shoqatave të grave, subvencionimin e tyre, ngritjen e kapaciteteve, prezantimin e produkteve të tyre, lehtësimet e qasjes në financa tek donatorët e ndryshëm etj.
Gjithashtu Kryetari Haliti për një periudhë shumë të shkurt janë hapur 10 shoqata të grave të cilat i kanë nga 10-15 anëtare dhe të cilat gjeneroj të ardhura.
Valbona Tahiri, Drejtoreshë e AZhR Lindje ndër tjerash tha se kjo tryezë ka një qëllim të dyfishtë.
“Qëllimi I këtij takimi është I dyfishtë, kurse qëllimi kryesor është të promovojmë të ndërmarrësisë tek gratë duke inkurajuar gratë e tjera që të angazhohen në afarizëm si dhe të promovoj dialogun ndërmjet sektorit publik dhe privat e cili konsiderohet si një element kyç në përmirësimin e përgjithshëm të aktiviteteve biznesore dhe zhvillim të qëndrueshëm socio ekonomik të rajonit lindje”.
Kurse në emër të Zyrës për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve në Viti, ka folur Mentor Rexhepi i cili edhe një herë i njoftoj gratë pjesëmarrëse për rolin e kësaj zyre. Në fund të këtij takimi gratë pjesëmarrëse të regjionit të lindjes parashtruan një varg pyetjesh për penalistët si dhe treguan për vështirësitë të cilat po hasin ato në biznes. /2L ONLINE/