DYLON
Kryetari i Vitisë mirëpret përfaqësuesit e projektit KCF

Diskutohet për finalizimin e Inkubatorit të Biznesit

Diskutohet për finalizimin e Inkubatorit të Biznesit
Avatar photo Redaksia
Kosovo Challenge Fund (KCF) synon rritjen e mundësive për punësim dhe lidhjen e arsimit profesional me tregun e punës, ndërsa mbështetet nga Gjermania përmes KfW Development Bank.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën komunale të Arsimit dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ka pritur në takim znj. Vesa Shehu dhe z. Taulant Ahmeti.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të IAAP, si dhe të Shkollës së Mesme Teknike “Jonuz Zejnullahu”, për të cilën janë të dedikuara investimet në kuadër të këtij projekti.

EkoHigjiena

Gjatë takimit është diskutuar për ecurinë e punimeve në kompleksin e Inkubatorit të Biznesit në Viti, të cilat ndodhen në fazën përfundimtare. Ky projekt do të krijojë hapësira moderne për arsim profesional, aftësim praktik dhe zhvillim të ndërmarrësisë lokale.

Kosovo Challenge Fund (KCF) synon rritjen e mundësive për punësim dhe lidhjen e arsimit profesional me tregun e punës, ndërsa mbështetet nga Gjermania përmes KfW Development Bank.

U theksua se funksionalizimi i këtij kompleksi do të krijojë mundësi të reja për të rinjtë dhe do të ndikojë në zhvillimin ekonomik lokal.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.