Diskutohet për Draft plani e mobilitetit të qëndrueshëm për Komunën e Vitisë
/2L ONLINE/ – Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt. Gjatë kësaj mbledhje këshilltarët pasi kanë diskutuar për çështjet e ndryshme më rëndësi për banorët e kësaj komune kanë votuar me shumicë votash të gjitha pikat e rendit të ditës. Me theks të veçantë është diskutuar për Draft plani e mobilitetit të qëndrueshëm për Komunën e Vitisë. Ky plan është hartuar me ndihmën e projektit DEMOS dhe ka të bëjë zgjedhjen e problemeve në trafik dhe sigurimin e lëvizjes së lirë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti pas prezantimit të këtij plani nga personat përgjegjës dhe pas sugjerimeve të dhëna nga Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë, ka thënë se ai i respekton mendimet e tyre si dhe ndër tjerash falënderoj projektin DEMOS për mbështetjen e dhënë në hartimin e këtij plani. Haliti po ashtu tha se plani në fjalë është afatgjatë dhe se komuna do të kujdesët për implementimin e tij.
Ndërkaq Ermira Salihu nga projekti DEMOS, tha se synimin i këtij projekti ka qenë hartimi i një dokumenti që është i zbatueshëm dhe jo vetëm të mbes në letër. Ndërkaq plani në fjalë është prezantuar në detaje nga konsulenti i jashtëm i këtij projekti, Prof. Mevlan Biçku i cili edhe ju përgjigj pyetjeve dhe komenteve të dhëna nga këshilltarët e Kuvendit.
Po ashtu gjatë shqyrtimit të këtij plani kanë folur edhe Kryetari i Grupit Punues, Bushat Zuka si dhe anëtari i këtij komisioni Alban Sokoli të cilët kërkuan nga këshilltarët që të votojnë këtë plan pasi që sipas tyre ai është në interes të qytetarëve vitias. Përndryshe ky plan është votuar me shumicë
votash ndërsa me shumicë votash janë votuar edhe këto pika:
Propozim vendim për hartimin e planit rregullues të hollësishëm për zonën ekonomike me statusin “ Parku Industrial” në fshatin Budrikë e Epërme, propozim rregullorja për qendrën rinore në Viti, propozim rregullore për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronën publike si dhe propozim vendim për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2015 për vitin 2016. /2L ONLINE/
