DYLON

Diskutohet ngritja e kapaciteteve të brendshme për administrimin e prokurorive

Diskutohet ngritja e kapaciteteve të brendshme për administrimin e prokurorive
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe EUKOJUST-it, anëtari i KPK-së dhe njëkohësisht kryesuesi i Komisionit për Administrimin e Prokurorive, z.Jetish Maloku, ka takuar sot ekspertin e EUKOJUST-it, z.Kristian Turkalj.

Me këtë rast, z.Maloku falënderoi ekspertin kroat të Projektit EUKOJUST, z.Turkalj, për vizitën e tij, duke thënë se padyshim që bashkëpunimi dhe mbështetja e EUKOJUST-it dhe ekspertëve të tij mbetet e rëndësishme në shumë drejtime, sidomos në aspektin e zbatimit të procedurave për ngritjen e kapaciteteve të brendshme dhe për administrimin e prokurorive, gjë që ndikon në luftimin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

EkoHigjiena

Nga ana tjetër, edhe z. Turkalj falënderoi për pritjen z.Maloku, duke nënvizuar se takimi i sotëm rezulton me trajtimin e temave nga fushëveprimi i përbashkët, të cilat kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në vendin tonë.

Në përfundim të takimit, bashkëbiseduesit potencuan se do të vazhdojnë me përkushtim aktivitetet e përbashkëta për forcimin e zbatimit të ligjit në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.