DYLON

Diskutohet mundësia e bashkëpunimit në aktivitete që lidhen me menaxhimin e emergjencave civile dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve

Diskutohet mundësia e bashkëpunimit në aktivitete që lidhen me menaxhimin e emergjencave civile dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Gjilanit, Enevr Shabani sot priti në takim përfaqësuesit e Klubit Rotarian “Gjilani”, kryetarin Metush Bajrami si dhe përfaqësuesit e këtij klubi, Sami Spahiu dhe Irfan Musliu.

Gjatë takimit u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit me aktivitete që lidhen me menaxhimin e emergjencave civile dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve.

EkoHigjiena

Përfaqësuesit e Klubit Rotary Gjilani  prezantuan misionin dhe aktivitetet e tyre, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe Njësinë Profesionale të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit.

Drejtori Enver Shabani, vlerësoi lartë kontributin dhe përvojën e Klubit Rotary Gjilani duke theksuar bashkëpunimin për ngritjen e kapaciteteve lokale në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit.

Në fund, të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin përmes organizimit të aktiviteteve të përbashkëta dhe nismave që kontribuojnë në sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.